Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka, gjatë takimit përmbyllës të fushatës elektorale për zgjedhjet e pjesshme në Himarë, i bëri thirrje komunitetit himariot ti besojë votën Petraq Gjikurisë, kandidatit të koaliconit opozitar “Bashkë Fitojmë”.

Zgjedhjet e pjesshme në Himarë do të mbahen më 4 gusht, të dielën dhe për Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Flamur Noka, himariotët janë thirrur të refuzojnë sërisht modelin qeverisës të mazhorancës.

“Jemi sot në këtë takim përmbyllës për t’i dhënë mbështetje djalit dinjitoz të Himarës, që përfaqëson aspiratat, qytetarin tuaj, Petro Gjikurisë”, tha Noka.

Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Himara fitoi njëherë me Fredi Belerin dhe është thirrur për të fituar sërisht më 4 gusht.

“Do të jemi prezent me ju derisa të numërohet vota e fundit dhe do të garantojmë që vota juaj do të vendosë. Vota juaj do të shkojë për Petro Gjikurinë. Është viti 2024 dhe këtu nuk ka ujë, në Piqeras nuk ka ujë. Është mesi i sezonit. Prandaj dhe nuk vjen të kërkoi votën. S’ka bërë asgjë në 11 vite.”, tha Noka.

“Ju e refuzuat njëherë sepse ai nuk është kujdesur asnjë ditë të qeverisjes së tij për ju. Shpresa e tij është të blejë dhe vjedhë votën. Ju do të votoni në 4 gusht sepse ju në zgjedhjet e para fituat. Kryetari juaj i ligjshëm ishte Fredi Beleri, por i sajuan prova për ta arrestuar. Ai mendoi se me burgosjen e Fredi Belerit do tu burgoste ju. Por sot jemi këtu dhe Fredi Beleri përfaqëson çdo qytetar të ndershëm dhe të lirë të këtij vendi dhe është deputeti i parlamentit europian.”, tha Noka.

Gjatë mitingut përmbyllës, ishte i pranishëm dhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi. Ai theksoi se Himara do ti japi të dielën përgjigjen e duhur atyre që duan t’ju marrin tokat tuaja.

“Ju nuk do të lejoni që t’ju marrin tokat tuaja. Kanë sjell jabanxhinjë nga të gjitha rrethet e Shqipërisë për të votuar në Himarë. Si mund të fyesh ti Himariotët duke sjell votues të importuar. Himara është vetëm e himariotëve. Vetëm himariotët do ti japin përgjigjen e merituar këtij regjimi”, tha Blushi.

Kandidati i koaliconit opozitar “Bashkë Fitmojmë”, Petraq Gjikuria, përballë në zgjedhjet e pjesshme të Bashkisë Himarë të 4 gushtit, do të ketë kandidatin e Partisë Socialiste, Vangjle Tavon./ata