Ushtria izraelite ka vrarë 31 palestinezë të tjerë në sulmet ndaj Rripit të Gazës, duke e çuar numrin e përgjithshëm të palestinezëve të vrarë në të paktën 39.550 që nga 7 tetori.

Ministria e Shëndetësisë me bazë në Gaza gjithashtu njoftoi se rreth 91.280 persona të tjerë janë plagosur nga sulmet izraelite deri më tani.

“Forcat izraelite vranë 31 persona dhe plagosën 62 të tjerë në tre masakra kundër familjeve në 24 orët e fundit. Shumë njerëz ende janë të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë pasi shpëtimtarët nuk mund t’i arrijnë ata”, tha ministria palestineze.

Duke shkelur rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkon një armëpushim të menjëhershëm, Izraeli është përballur me reagimin ndërkombëtar në mes të ofensivës brutale të vazhdueshme në Gaza që nga sulmi i 7 tetorit nga Hamasi.

Pothuajse 10 muaj pas nisjes së luftës izraelite, pjesë të gjera të Gazës mbeten në rrënoja mes një bllokade gjymtuese të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila e urdhëroi Tel Avivin të ndalojë menjëherë operacionin ushtarak në qytetin jugor Rafah, ku mbi 1 milion palestinezë kanë kërkuar strehim nga lufta përpara se qyteti të pushtohej më 6 maj./aa