Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja theksoi sot se “mbrojtja e të drejtave të qytetarëve shqiptarë që punojnë dhe jetojnë jashtë vendit, mbetet një nga prioritetet e punës sonë”.
Gonxhja, në një postim në rrjetet sociale tha se “janë 761 praktika që janë zbatuar për periudhën janar – qershor 2024 nga ISSH sa i takon marrëveshjeve ndërkombëtare dypalëshe, duke shënuar kështu një rritje 10.1% më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë në 2023″.
“Gjermania është shteti me numrin më të madh të praktikave në zbatim me rreth 408, e ndjekur Austria dhe Belgjika”, u shpreh Gonxhja.
Ministri Gonxhja tha se “Vetëm pak kohë më parë hyri në fuqi ratifikimi i marrëveshjes me Italinë, ndërsa vijon angazhimi për të rritur bashkëpunimin edhe me shtete të tjera”./ata