Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku bëri të ditur sot se “bashkitë e vogla janë ato që do të përfitojnë më shumë prej rritjes së pagave”.
Mazniku theksoi se unifikimi i nivelit të pagave për të gjitha bashkitë e vendit bën që rritja në bashkitë me popullsi deri në 20 mijë banorë të jetë deri në 123% më shumë se pagat aktuale”.
Qeveria miratoi në 1 gusht rritjen e pagave për punonjësit në të gjitha bashkitë e vendit.
Vendimi parashikon që të gjitha pagat e pushtetit vendor do të unifikohen në të gjitha bashkitë.
Vendimi do t’i japë mundësi bashkive të tërheqin nga tregu profesionistë duke kontribuar në mënyrë efikase./ata