Në përmbushje të detyrimeve të Kodit Zgjedhor, Policia në Himarë ka marrë në ruajtje të gjitha qendrat e votimit për zgjedhjet për kryetar bashkie në Hinarë.
Përmes një njoftimi për mediat, Policia e Shtetit bën të ditur se, punonjësit e policisë janë paraqitur sipas detyrës së përcaktuar pranë këtyre objekteve, për t’i marrë në ruajtje.
Policia e Shtetit njofton se, ruajtja e objekteve zgjedhore do të vazhdojë deri në orën 06:00 të datës 04.08.2024 kur pranë tyre do të fillojnë normalisht punën Komisionet e Qendrave të Votimit.
Policia sqaron se, në të njëjtën kohë, vazhdon kontrolli i territorit në të gjithë qarkun, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike.
Në garën për kryetarin e Bashkisë së Himarës janë dy kandidatë, kandidati i Partisë Socialiste Vangjel Tavo dhe kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Petraq Gjikuria./ata