Presidenti Volodymyr Zelensky tha se Ukraina tani po vendos në ”betejë” avionë luftarakë F-16 të prodhuar nga SHBA-ja si pjesë e operacioneve të saj ushtarake kundër Rusisë.

“Uroj që Forcat tona Ajrore dhe të gjithë luftëtarët tanë të përjetojnë krenarinë e ukrainasve në aviacionin tonë luftarak dhe të sjellin rezultate luftarake në Ukrainë që do ta afrojnë fitoren tonë – paqen tonë të drejtë për Ukrainën”, shkroi Zelensky në një postim në X.

Zelensky falënderoi gjithashtu aleatët dhe mbështetësit e Ukrainës që ndihmuan në furnizimin e F-16, përfshirë Danimarkën, Holandën dhe Shtetet e Bashkuara.

Ukraina ka përdorur më parë avionë luftarakë sovjetikë, megjithëse dislokimet e avionëve janë kufizuar nga aftësitë e frikshme ajrore të Rusisë./ata