Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha reagoi në rrjetet sociale për rezultatin e zgjedhjeve të pjesshme në Himarë, ku Vangjel Tavo i Partisë Socialiste fitoi garën për kryebashkiak të Himarës përballë kandidatit të koaliconit opozitar “Bashkë Fitojmë”, Petraq Gjikuria.

Berisha tha se kjo ishte grabitja e radhës. Ai u shpreh se është manipuluar lista zgjedhore, duke sjellë votues nga Tirana e Saranda, teksa shtoi se iu mohua e drejta e votës 6157 votuesve.

Me qëllim grabitjen e mandatit, deklaroi Berisha, u sollën në listat e votimit në Himarë 360 votues nga Dropulli, Saranda dhe Tirana dhe qindra të tjerëve iu ndryshuan qendrat e votimit.

Kandidati i Partisẽ Socialiste në zgjedhjet e pjesshme lokale nē Himarē, Vangjel Tavo fitoi garën për bashkine e Himares me 58.62% te votave ndersa ka perfunduar numerimi i 36 qendrave te votimit. Tavo ka  arritur të marrë 5022 vota. Kandidati i koalicioni opozitar Petraq Gjikuria ka marrë 41.38 % ose 3545 vota./ata