Në lagjen e re në Spitallë të Durrësit po kryhen punimet e fazës përfundimtare.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga lagjja e re, e ndërtuar me kushte bashkëkohore.
“Lagjja e re në Spitallë me 85 pallate dhe 996 apartamente ku brenda këtij viti familjet do të marrin shtëpitë e reja”, u shpreh Rama.
Brenda këtij muaji bashkia e Durrësit do të hedh shortin për familjet që do të përfitojnë shtëpi të reja në këtë zonë.
Lagjja e re urbane në Spitallë është e pajisur me të gjithë infrastrukturën e nevojshme nga vendet e parkimit, hapësirat e gjelbra dhe qendra të ndryshme shërbimi.
Zona e Spitallës në Durrës po transformohet rrënjësisht vitet e fundit, falë projekteve madhore të rikualifikimit urban, të cilat ofrojnë standarde moderne të infrastrukturës, dhe përmirësim të ndjeshëm të jetës së përditshme të banorëve./ata