Në këto vite masat mbështetëse për bujqësinë u kanë dhënë shpresë e optimizëm emigrantëve, të cilët kanë nisur të investojnë kursimet për kthimin e tokave të tyre në pika të prodhimit bujqësor gjithëvjetor.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ndau në rrjete sociale rastin e Arbenit, të riut nga Jogodina e Elbasanit, që u kthye nga emigrimi dhe investoi në bujqësi.
“Në serrat e Arben Isakut, i kthyer nga emigrimi për të investuar në vendin e tij dhe për të sjellë në treg prodhime cilësore, duke përmbushur kërkesat e tregut për ushqime të shëndetshme me çmime konkurruese”, u shpreh Denaj.
Arbeni ka investuar në tokën e tij, duke krijuar një parcelë prej dy dynymësh me serra, një dynym me domate dhe një dynym me trangull.
“Në vijim, Arbeni planifikon të mbjellë prodhime të tjera sipas sezonit. Gjithë mbjelljen dhe vjeljen e prodhimit, Arbeni e kryen së bashku me bashkëshorten e tij”, tha Denaj./ata