Banka e Shqipërisë bën të ditur se, raporti i kredive me probleme zbriti në muajin gusht 2024, në nivelin 4.61% nga 4.68 % që kishte qenë për korrikun.

Sipas BSH-së, në total kredia me probleme në sektorin bankar llogaritet aktualisht në 37.4 miliardë lekë nga 38.4 miliardë lekë që ishte në gusht 2023 dhe trendi po vijon në rënie.

Krahasuar me një vit më parë ky tregues shënoi rënie prej 0.69 %.

Banka Qendrore, informon se, ndikim në rënien e kredisë me probleme ka dhënë, fshirja e kredive të humbura dhe shlyerja e huave me probleme nga individët.

Nga ana tjetër, performanca e sektorit bankar paraqitet mjaft e mirë, me fitime që kanë arritur vlerat më të larta historike. Kjo po ndikon në rritjen e ofertës për kredi që ka impakt të drejtëpërdrejtë në rritjen e ekonomisë së vendit.

Sipas BSH-së, në fund të muajit korrik portofoli total i kredisë për ekonominë, arriti vlerën e 41.4 miliardë lekëve me rritje vjetore 42 %./ata