Në Portin e Durrësit edhe këtë sezon turistik vijon ankorimi i jahteve turistike. Qytet-porti i Durrësit mbetet i preferuar për turizëm, por dhe shërbimet që ofron në çdo sektor.
Dy superjahte janë bregëzuar në Terminalin e Mallrave Gjenerale të 2 prej kalatave që janë përshtatur për mjetet turistike deri në kthimin e portit aktual në Marinën turistike më të madhe të Mesdheut.
“Moonrise” është superjahti motorik rreth 100m të gjatë, një tjetër kryevepër e prestigjiozit holandez Feadship, lançuar në vitin 2020.
“Moonrise” ka një shpejtësi maksimale lundrimi prej 19.5 nyje. Kapaciteti akomodues i këtij jahti është deri në 16 persona ndërkohë që ekuipazhi i tij ka 32 anëtarë.
Ky superjaht përbëhet nga një superstrukturë alumini dhe ka një tonazh bruto prej 3945.0 GT.
“Moonrise” aktualisht lundron nën flamurin e Ishujve Kajman, shtet i dytë në botë për numrin e superjahteve, me 1408 jahte të regjistruara.
Më herët, në port ndaloi edhe superjahti “Nebula”. Ai ka dy vite që ka nisur lundrimin, ndërsa është jahti i dytë më i madh i ndërtuar nga Astilleros Armon dhe në renditjen botërore për jahtet më të mëdhenj, Nebula, renditet në numrin 339.
Superjahti ka një rreze prej 15.5 m, një draft 2.75 m dhe një vëllim prej 2,136 GT.
Përmban dizajn të jashtëm nga Schwalgien Yacht Design dhe dizajn të brendshëm nga Schwalgien Yacht Design.
Ajo që bën Nebula me gjithë këtë hapësirë vendos një standard të ri në industrinë e superjahteve.
Sipas APD-së, në terminalin e mallrave gjenerale janë ankoruar 44 jahte turistike në periudhën janar-qershor të këtij viti./ata