Presidenti Bajram Begaj ndodhet në një vizitë zyrtare në Kraci, nga ku vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve, por tha se duhet bërë më shumë sa i takon bashkëpunimit ekonomik. Në konferencën për shtyp, me homologun kroat, Begaj tha se ka ardhur koha që për një linjë ajrore direkte mes dy vendeve, ose lidhjen mes porteve

 

“Më lejoni që në këtë konferencë të falënderoj mikpritësin dhe mikun tim, presidentin e Kroacisë për pritjen e përzemërt. Kjo është vizita e dytë e imja si president jashtë vendit, pas asaj të Kosovës. Fokusi ishte forcimi i bashkëpunimit, axhenda e integrimit evropian si edhe zhvillimet rajonale. Marrëdhëniet shqiptare kroate janë në ditën më të mirë falë marrëdhënieve të shkëlqyera historike mes dy vendeve. Ata kanë në themel të tyre prioritet e politikës së jashtme të dy vendeve. Në këto tre dekada kemi krijuar një kapital që është mjaft i mirë i bashkëpunimi ekonomik, diplomatik e politik. Ndamë bindjen se pavarësisht nivelit të shkëlqyer të marrëdhënieve dypalëshe se marrëdhënieve tregtare, ende mbetet shumë për të bërë në bashkëpunim ekonomik mes dy vendeve. Vlerësova se në këtë drejtim duhet të bëjmë më shumë. Investimet kroate janë të mirëpritura, veçanërisht në fushën e turizmit dhe energjisë, por edhe në fusha të tjera, si infrastruktura, bujqësisë. Për një ndërlidhje më të mirë mes dy vendeve ne ndikim drejtpërdrejtë të turizmit ka ardhur koha që të ketë linjë ajrore direkte mes dy vendeve, apo ndërlidhje mes porteve të dy vendeve”, tha Begaj.