Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se së shpejti do të jetë gati tuneli i Murrizit në Rrugën e Arbrit.
Përmes një postimi në facebook, Rama shkruan se punimet në tunelin e Murrizit do të përfundojnë së shpejti dhe se në 31 dhjetor pritet inaugurimi i kësaj vepre infrastrukturore.

Në postimin që paralajmëron hapjen e tunelit, kryeministri Rama shihet së bashku me ministrin e drejtësisë Ulsi Manja.

“Në Livadh, Himarë, beteja e tuneleve mes Murrizit dhe Llogarasë, ku dibrani në krahun tim i thotë vlonjatit në pasqyrën e ajfonit, “Gzoju për verë me tunelin 2 or ka Tirona, se erdh 31 dhjetori e do t’marr n’Dibër t’shofësh ça osht gzimi dimrit nji or larg Tirone”, shkruan Rama./Tema