Në gjashtë muajt e parë të vitit qeveria ka alokuar vetëm 20% të fondeve të planifikuara për investime.

Bëhet fjalë për 26.5 miliardë lekë të shpenzuara nga 135 miliardë të planifikuara. Shifra është më e ulëta në tetë vite, ndërsa suficiti në buxhet vijon të rritet.

Qeveria me shifrat e 6 mujorit ka mbledhur gati 51.4 miliardë lekë apo 500 milionë euro të papërdorura, kjo vlerë 30 miliardë lek më shumë se plani. Ecuria e dobët në investime publike vjen si pasojë e faktit se tenderimet nuk janë kryer në kohën e duhur dhe po zgjaten përtej afatit normal. Kjo pasi prokurimet publike së fundmi kanë qenë në lupën e SPAK duke dërguar shumë zyrtarë pas hekurave.

Edhe në faqen e departamentit të adminsitratës publike disa nga pozicionet e shpallura vakante nëpër Ministri lidhen pikërisht me specialistë dhe drejtues të nivelit të mesëm e të lartë të lidhur pikërisht me procesin e tenderimit. Qeveria tashmë ka pjesën e dytë të vitit për të realizuar këtë.

Ndëkrohë sektori që ka pasur ecurinë më të mirë sa i përket investimeve publike është infrastruktura që ka arritur të hapë garat për një sërë aksesh të rëndësishme në vend.

Ndërkohë shpenzimet korrente të cilat shkojnë kryesisht për pagat dhe sigurimet shoqërore të punonjësve, si dhe për interesa borxhi kanë pësuar rritje me 22 miliardë lek apo 220 milionë euro. Kjo kryesisht pas reformës së pagave të kryer nga qeveria, ndërsa në korrik një sërë kategorish përfituan rritjen e radhës./TopChannel