Zjarret në Greqi gjatë shtatë viteve të fundit kanë shkatërruar mbi një të tretën e sipërfaqes pyjore në rajonin e Atikës, që përfshin kryeqytetin Athinë dhe qytetin port të Pireut.

Sipas të dhënave të reja, trembëdhjetë mega-zjarre nga viti 2017 deri më 13 gusht kanë djegur një zonë të madhe sa rreth 70 mijë hektarë të sipërfaqes totale të rajonit prej 250 mijë hektarësh, ose 37 për qind, thuhet në një deklaratë të Observatorit Kombëtar të Athinës bazuar në të dhënat nga shërbimi i BE-së Copernicus.

Më konkretisht, nga 125 mijë hektarë në zonat pyjore në rajon, 45 mijë hektarë janë shkatërruar nga zjarret në tetë vitet e fundit, sipas Observatorit.

Zjarri që shpërtheu në verilindje të Athinës të dielën ka shkatërruar deri më tani një sipërfaqe prej 9.600 hektarësh, shtoi ai./aa