Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Nasser Kanaani, tha se mbështetja e SHBA-së ndaj Izraelit pavarësisht krimeve që ai ka kryer, mund të jetë objekt i ndjekjes ligjore.

Në një deklaratë bërë nga platforma e medias sociale X, Kanaani ka vlerësuar zhvillimet në Gaza.

Duke theksuar se rreth 40 mijë njerëz kanë vdekur dhe mbi 100 mijë janë plagosur në sulmet e Izraelit në Gaza për dhjetë muaj, Kanaani tha: "Izraeli ka vrarë 15 mijë fëmijë. Përkundër kësaj, SHBA-ja paturpësisht i emërton palestinezët dhe grupet e rezistencës 'terroristë' dhe shprehet se është e vendosur të mbrojë Izraelin kundër 'terroristëve'".

SHBA-ja me këtë "logjikë absurde" mbështet gjenocidin në Palestinë duke ofruar mbështetje financiare, armësh dhe politike, theksoi Kanaani, duke shtuar:

"Regjimi izraelit është një regjim racist terrorist i cili për dekada të tëra ka shkelur sistematikisht të drejtat themelore të njeriut të popullit palestinez me mbështetjen e plotë të Perëndimit dhe në veçanti të SHBA-së. Ky është jo vetëm një skandal i përhershëm dhe i pashlyeshëm për SHBA-të, por në të njëjtën kohë është një përgjegjësi ndërkombëtare që ka potencialin për t'u bërë çështje e ndjekjes ligjore"./aa