Kjo verë ka regjistruar një fluks të konsiderueshëm lëvizjesh në doganat kufitare midis Shqipërisë dhe Greqisë.

Në periudhën 1 qershor-14 gusht në tre Pikat e Kalimit Kufitar në Qarkun e Gjirokastrës (Kakavijë, Tri Urat dhe Sopik) kanë lëvizur në të dyja anët e kufirit me Greqinë 495213 shtetas shqiptarë dhe të huaj dhe 163293 automjete shqiptare dhe të huaja.

Përkatësisht gjatë muajit qershor në këto tri pika kufitare janë regjistruar në sportelet e hyrje-daljes 145.707 shtetas shqiptarë dhe të huaj dhe 50.891 mjete shqiptare dhe të huaja. Përgjatë muaj korrik fluksi i lëvizjes në hyrje- dalje në këto pika kufitare ka regjistruar 188.331 shtetas shqiptarë dhe të huaj, si dhe 63.164 automjete shqiptare dhe të huaja.

Ndërkohë në dy javët e para të muajit gusht, në periudhën 1-14 gusht nëpërmjet tri Pikave Kufitare të Qarkut Gjirokastër lëvizën në të dyja anët e kufirit më Greqinë  161.175 shtetas shqiptarë dhe të huaj dhe 49.238 automjete shqiptare dhe të huaja.

Numrin më të madh të personave që kanë lëvizur në kufi gjatë verës e zënë bashkatdhetarët tanë që kthehen për pushime nga Greqia në vendlindje si dhe turistët. Ndërkohë dogana me më shumë lëvizje është Kakavija. Fluksi i lëvizjes në kufirin me Greqinë pritet të jetë i lartë përgjatë gjithë muajit gusht dhe ditëve të para të shtatorit./EuroNews