Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, u takua sot në Presidencë me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj.

Zyra e shtypit e Kuvendit njofton se “gjatë takimit u diskutua mbi rritjen e bashkëpunimit ndërinstitucional midis Presidencës dhe Kuvendit, mbi rëndësinë e përgatitjes të institucioneve për përshpejtimin e procesit të negociatave dhe avancimin drejt Shqipërisë europiane, duke nisur me Grupkapitullin I të kapitujve “Themeloret”./ata