Ushtria izraelite shënjestroi automjetin në të cilin ndodhej ekipi i TRT Arabi në zonën që "pretendohet të jetë e sigurt" në qytetin Khan Younis në jug të Rripit të Gazës.

Gazetari i TRT Arabi për Gazën, Sami Berhum, ka deklaruar se ushtarët izraelitë shënjestruan automjetet e tyre në qytetin Khan Yunus në jug të Gazës, edhe pse mbi to kishte mbishkrimin "media".

"Në Gaza ne ishim në shënjestër për herë të katërt që nga fillimi i luftës, edhe pse kishim një makinë shtypi, helmetë dhe jelek. Ne shkuam të bënim lajme në një zonë në veri të Khan Younis, të cilën Izraeli e konsideron të sigurt dhe në të cilën anë përqendruar palestinezët e zhvendosur", deklaroi Berhum.

Lidhur me sulmin, Berhum tha më tej se "Ushtarët izraelitë me snajperë të vendosur në kodra na shënjestruan drejtpërdrejt. Ata qëlluan si në automjet ashtu edhe rreth automjetit. Pasi ne u larguam 5 metra nga automjeti ata vazhduan të gjuanin për rreth 15 minuta".

Duke vënë theksin se nuk ka asnjë vend të sigurt në Gaza, Berhum u shpreh se "Ushtarët izraelitë na vendosin në shënjestër në mënyrë të drejtpërdrejt, pa asnjë paralajmërim. Ata shënjestruan drejtpërdrejt automjetin tonë, u shënjestrua xhami i përparmë i automjetit dhe kameramani ynë pranë nesh".

Gazetari i TRT Arabi në Gaza kujtoi se ai humbi këmbën në sulmin e kryer nga ushtria izraelite 4 muaj më parë./aa