Një 47-vjeçar ka rënë në pranga për shpërndarje të lëndëve narkotike. Mediat greke shkruajnë se shqiptari u arrestua pasi gjatë kontrollit të ushtruar në makinën e tij u zbulua gjysmë kg lëndë narkotike kanabis.

 

Gjithashtu është gjetur edhe një peshore elektronike, një celular dhe 185 euro.

 

Ndaj 47-vjeçarit është ngritur një dosje me akuzën e posedimit dhe transportit të lëndëve narkotike me qëllim trafikimin, me të cilën është referuar në prokurorinë e Protodiki Katerinis.