Sezoni i fundit në Premier League rezultoi fantastik ku Arsenal dhe Man.City dueluan deri “frymën e fundit”, me “qytetarët” që u shpallën kampion. Ashtu siç pritej, Arsenal dhe Man.City rrëmbyen skenën kryesore edhe në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për lojtarët më të mirë të sezonit.
Futbollisti më i mirë i vitit në Premier League u votua Phil Foden. Ylli i Man.City zhvilloi një super sezon duke udhëhequr ekipin e Pep Guardiolas. Foden realizoi 22 gola në total në të gjithë kompeticionet.
Lojtari i ri më i mirë i vitit u votua Cole Palmer. Sulmuesi i Chelsea-t ishte brilant, i vetmi detaj pozitiv i bluve sezonin e fundit. Palmer realizoi 22 gola në 33 ndeshje duke u shpallur dhe golashënuesi më i mirë i Premier League.
Pavarësisht se nuk arritën të thyenin Man.City, Arsenal dominoi në formacionin më të mirë të vitit. “Topçinjtë” përfaqësohen me 5 lojtarë, portieri Raya, Saliba, Megalhaes, Rice dhe Odegard. Në formacionin më të mirë të vitit u votuan dhe 4 lojtarë të Man.City, Walker, Rodri, Haaland dhe Foden./BalkanWeb