E ngarkuara me punë e SHBA-së, në Tiranë, Nancy VanHorn u takua sot me ambasadorin e BE-së, në vendin tonë, Silvio Gonzato.
Në një postim në rrjetet sociale, ambasada e SHBA-së bën të ditur se dy zyrtarët u takuan për të riafirmuar angazhimin e përbashkët për zgjerimin e rritjes ekonomike, forcimin e sektorit të drejtësisë dhe mbështetjen integrimin e Shqipërisë në BE.
“Përpjekjet tona të koordinuara janë thelbësore për sukses”, thuhet në postim.
Nga ana e tij, ambasadori Gonzato u shpreh se ishte kënaqësi takimi me VanHorn për të diskutuar përpjekjet e përbashkëta në mbështetjen e Shqipërisë në rrugën e saj të integrimit në Bashkimin Evropian.
“Në pritje të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të ngushtë”, u shpreh ai.
Nancy VanHorn, e Ngarkuara e re me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë mori detyrën në fillim të gushtit duke zëvendësuar David Wisner, i cili përfundoi misionin e tij në vendin tonë./ata