Mazhoranca refuzoi për herë të tretë të çojë rastin e mandatit të Olta Xhaçkës në Gjykatën Kushtetuese.
Kryetarja e Kuvendit, Spiropali sqaroi se çështja Xhaçka do i kalojë për mendim Komisionit të Venecias.
Në lidhje me këtë rast, në një intervistë në Ora News, deputetja e PD-së, Ina Zhupa u shpreh se mazhoranca i garanton mbrojtje politike Olta Xhaçkës.
Zhupa: Nuk është se Kuvendi nuk arrin dot të mbledhi votat, është thjesht vullneti politik i mazhorancës e cila i ka votat për të vendosur zbatimin e vendimit të gjykatës Kushtetuese por nuk do që të lëshojë Olta Xhaçkën, dhe merr me vullnet të plotë politik dhe të vetëdijshëm për atë që po bëjnë përgjegjësinë që të shkelin vendimin e gjykatës Kushtetuese për herë të dytë.
Kemi dy vjet e dy muaj që merremi me çështjen e mandatit të Olta Xhaçkës sepse mazhoranca i garanton mbrojtje politike si në këshillin e mandateve, si në seancë plenare dhe sa herë vijnë vendimet e gjykatës Kushtetuese për ti kundërshtuar.
Olta Xhaçkën, investitore strategjike e ka bërë Edi Rama dhe është me firmën e Edi Ramës vendimi dhe në momentin që bie Olta Xhaçka bie edhe Edi Rama. Prandaj nuk e lëshojnë Olta Xhaçkën. /OraNews