Në pikën kufitare të Kakavijës po vazhdon fluksi i lëvizjes në të dyja anët e kufirit me Greqinë.

Administrata Doganore Shqiptare bëri sot të ditur se po punohet me kapacitet të plotë për përpunimin e dokumentave të udhëtarëve për të evituar radhët e gjata.

Vetëm 24 orët e fundit në këtë pikë doganore janë përpunuar 10338 shtetas, nga të cilët 3981 në hyrje dhe 6357 në dalje.

“Po ashtu janë përpunuar 3398 automjete, nga të cilat 1292 në hyrje dhe 2106 në dalje”, thuhet në njoftimin për shtyp./ata