Në një dalje për mediat pas mbledhjes së qeverisë, ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj ka bërë të ditur se një ndër vendimet që është marrë, është miratimi për ndryshimin në ligjin për nxitjen e punësimit, që parashikon që të gjithë bizneset duhet të punësojnë me detyrim persona me aftësi të kufizuar.

 

“Miratuam një ndryshim në ligjin për nxitjen e punësimit, vendosjen e një barazie për çështjen sociale që parashikon se që të gjithë bizneset e mëdha duhet me detyrim të punësojnë persona me aftësi të kufizuar. Nëpërmjet ndryshimit në ligj, ne do t’i japim një shpjegim dhe procedurë se si do të veprohet për deklarimin e punonjësve që do të hyjë në fuqi në Janar 2024. Do të duhet të punësojnë persona me aftësi të kufizuar, ose të paguajnë të barabartë me pagën minimale për çdo person që nuk marrin në punë”-tha Ibrahimaj.

 

Ministrja Ibrahimaj është shprehur gjithashtu se në muajin Prill do të vendoset si do të shpërndahet taksa e jashtëzakonshme.