Presidenti meksikan, Andres Manuel Lopez Obrador tha se Meksika është një vend i lirë dhe se ata nuk duan ndërtimin e një muri në kufi.
Obrado me presidenten e zgjedhur të Meksikës, Claudia Sheinbaum mori pjesë në hapjen e një dige në qytetin Mazatlan në rajonin Sinaloa dhe pa përmendur emër ai kritikoi premtimin e kandidatit për president të SHBA-së, Donald Trump për ndërtimin e murit.
Në fjalimin e mbajtur këtu, Obrador tha: "Nuk duam ndërtimin e një muri, nuk duam që kufiri të mbushet me ushtarë dhe nuk duam që ndaj qytetarëve tanë të bëhet keqtrajtim. Mos harroni se Meksika është vend i lirë, i pavarur dhe sovran, ne nuk jemi koloni e asnjë vendi të huaj".
Duke rikujtuar se emigrantët meksikanë kontribuojnë mesatarisht me 65 miliardë dollarë në vit për ekonominë e vendit, Obrador theksoi se "Emigrantët meritojnë lëvdata, kështu që duan apo nuk duan ne do t'i mbrojmë ata".
Sheinbaum e cila fitoi në zgjedhjet presidenciale në Meksikë më 2 qershor, do të marrë detyrën si presidente më 1 tetor./aa