Ushtria izraelite arrestoi 15 palestinezë të tjerë gjatë bastisjeve në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor.

Në një deklaratë të përbashkët nga Shoqata e të Burgosurve Palestinezë dhe Delegacioni i të Burgosurve dhe të Liruarve të lidhur me Organizatën për Çlirimin e Palestinës thuhet se ushtarët izraelitë vazhduan bastisjet e tyre në Kudsin Lindor të pushtuar dhe Bregun Perëndimor.

Raportohet se ushtria izraelite ka arrestuar të paktën 15 palestinezë, përfshirë ish të arrestuar, në Kudsin Lindor dhe qytete të ndryshme të Bregut Perëndimor në 24 orët e fundit.

Thuhet se ka pasur sulme ndaj palestinezëve dhe dëmtime të shtëpive gjatë ndalimeve në qytetet e Nablusit, Qalqilya, Khalil dhe Betlehem në Bregun Perëndimor dhe në Kudsin Lindor. Numri i palestinezëve të ndaluar në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor që nga 7 tetori 2023 ka kaluar 10.200.

Që nga 7 tetori, kur Izraeli filloi sulmin e tij në Rripin e Gazës, ka pasur një rritje të ndalimeve, bastisjeve dhe sulmeve kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor.

Të paktën 646 palestinezë u vranë në sulmet e ushtarëve izraelitë dhe izraelitëve që uzurpuan tokat palestineze në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor që nga 7 tetori./aa