Shqipëria renditet e para në Ballkan, ndër të parat në Evropë dhe e 23-ta në botë në raportin e Hendekut Gjinor Global 2024 The Gender Gap, indeks që mat barazinë gjinore midis grave dhe burrave në 4 fusha kyçe.

Deputetja socialiste Evis Kushi, njëkohësisht Sekretare e Gruas në PS e konsideroi këtë renditje një lajm shumë optimist.

Kushi theksoi se “sipas Forumit Ekonomik Botëror, ky indeks mat barazinë gjinore përmes 4 treguesve: pjesëmarrje dhe shanse ekonomike, arritje arsimore, shëndet dhe fuqizim politik”.

“Si kurrë më parë, gratë dhe vajzat shqiptare sot janë të përfaqësuara dhe kontribuojnë në nivelet më të larta drejtuese të politikës e vendimmarrjes, por mbështetja për to duhet të vazhdojë në çdo sektor e në çdo cep të vendit, për të ndërtuar një shoqëri më të mirë, më të drejtë e më të përparuar”, shtoi ajo./ata