Ushtria izraelite njoftoi se një nga pengjet në Rripin e Gazës që ndodhet nën bombardime që nga 7 tetori, u shpëtua i gjallë në orët e para të ditës së sotme.

Në një deklaratë nga ushtria izraelite thuhet se pengu i shpëtuar është 52-vjeçari Kaid Farhan el-Kadi.

Theksohet se El-Kadi për të cilin thuhet se ishte në gjendje të mirë shëndetësore, u shtrua në spital për kontrolle dhe se ishte nga komuniteti beduin pranë qytetit jugor të Rahatit.

Sipas televizionit izraelit "Channel 14", pengu beduin që u gjet i gjallë në Gaza, është gjetur "rastësisht" dhe se pranë tij nuk kishte ndonjë roje.

Parashikohet se në Rripin e Gazës ende ka rreth 110 pengje izraelite./aa