Raportohet se 23 persona humbën jetën nga rrëshqitja e dheut e shkaktuar nga reshjet e dendura të shiut në veri të Etiopisë.
Sipas mediave lokale, shirat e dendur shkaktuan rrëshqitje dheu në rajonin Gondar të shtetit Amhara të Etiopisë.
Nga rrëshqitja e dheut humbën jetën 23 persona dhe 8 të tjerë u plagosën.
Ndërkohë që 2.700 persona u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre, rreth 2 mijë hektarë tokë të kultivuar u shkatërruan.
Administrata rajonale ka nisur punën për të prekurit nga rrëshqitja e dheut.
Instituti Meteorologjik Etiopian paralajmëroi se rreziku i rrëshqitjeve të dheut do të rritet për shkak të shirave të dendur.
Dhjetë persona humbën jetën në një rrëshqitje dheu në rajonin Tigray të Etiopisë më 24 gusht./aa