Në Fier, Flori bashkë me 4 fermerë të tjerë kanë përfituar nga Skema Kombëtare 2024 për masën e mbështetjes për fidanë.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ndau në rrjete sociale, shembullin e 5 fermerëve të cilët janë bashkuar në një grup dhe zotërojnë 2.82 hektarë serra dhe kanë përfituar 100% mbështetje si prioritet e skemës këtë vit.

“Bashkimi bën fuqinë, prandaj të 5 fermerët si bashkim operatorësh siguruan mbështetjen më të lartë duke u prioritizuar në skemë”, tha Denaj.

Përmirësimi menaxhimit të Skemës Kombëtare 2024, për të bërë më të lehtë aplikimin për fermerët, i ka hapur rrugë aplikimit edhe në grup operatorësh.

Për një bashkim operatorësh të qendrueshëm, të suksesshëm, masa e përfitimit është maksimale.

Falë prioritizimit të bashkimit të operatorëve, me minimumin 7 anëtarë, me përjashtim të fermerëve të serrave ku minimumi është 4 anëtarë, marrin të parët 100% të përfitimit, nëse aplikojnë të bashkuar./ata