Kredia për ekonominë arriti në 798.3 miliardë lekë në fund të muajit korrik të këtij viti sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë.

Sipas BSH-së, krahasuar me muajin qershor, huadhënia u rrit 0.3%, më një shtesë prej 2.3 miliardë lekë.

Me bazë vjetore ( korrik 2023- korrik 2024), huaja këtë vit rezulton 13.3% më e lartë, me një shtesë prej afërisht 93 miliardë lekësh apo afro 900 milionë eurosh. Kjo rritje i atribuohet kryesisht zgjerimit të kreditimit të “Korporatave të tjera financiare”.

Nga ana tjetër, edhe kredia për biznesin ka shënuar një përmirësim të lehtë. Nga 447.3 miliardë lekë në qershor, ajo është shtuar 99 milionë lekë në Korrik, duke arritur në rreth 447.4 miliardë lekë.

Krahasuar me të njejtën periudhë të vitit të shkuar, kredia për biznesin është rritur me rreth 12.9%./ata