Vijon të jetë aktiv zjarri në fushën e mbetjeve urbane të Vlorës, por më shqetësuese është tymi që çlirohet në ajër.

 

 

Një pjesë e mirë e qytetit ditën e djeshme ka pasur probleme me tymin e cili është tepër kancerogjen.

 

Edhe ditën e sotme retë e zeza të tym kanë mbuluar ishullin e Sazanit dhe gadishullin e Karaburunit.

 

 

Edhe pse është punuar gjatë gjithë natës, situata vijon të jetë shqetësuese dhe tymi vazhdon të çlirohet nga mbetjet e djegura.