Orkestra e Wismarit e përbërë nga 60 muzikantë gjermanë po zhvillojnë një tur në Shqipëri. Përpos koncerteve ata u njohën gjithashtu me kulturën, traditat dhe folklorin shqiptar.

60 muzikantë gjermanë kanë zgjedhur Shqipërinë si një nga destinacionet e turit të tyre muzikor.

Përpos koncerteve, orkestra e Wismarit shfrytëzuan turin tonë për t’u njohur me kulturën dhe traditat.

Frider Weinhold, i cili prej 30 vitesh drejton një fondacion humanitar dhe bëri të mundur koncertin në Shqipëri tregoi dhe intenerarin e turit të orkestrës.

Frider Weinhold: “Është një grup muzikor i cili jep koncerte në shumë vende të botës dhe këtë vit vendosën të vijnë në Shqipëri dhe në Pogradec. Grupi zhvilloi fillimisht një koncert në parkun Rinia në Tiranë, më pas udhëtuan drejt Pogradecit, vizituan edhe Linin, udhëtuan më pas drejt Bishnicës, sepse unë doja që ata të shikonin këtë pjesë të Shqipërisë sepse për ta është hera e parë këtu.”

Disa prej anëtarëve të orkestrës, u shprehën të mahnitur nga kultura dhe folklori shqiptar.

“Këtu kemi gjetur një vend dhe njerëz të mrekullueshëm. Patëm mundësi të njihnim edhe vende të reja si Bishnica, patëm mundësinë të njohim fëmijët, njerëzit dhe të shohim mundësinë se si mund të ndihmojmë më shumë atje, por edhe u argëtuam dhe luajtëm futboll atje, si hera e parë për ne ishte fantastike. Dhe më lindi ideja që ashtu si ne edhe një bandë muzikore shqiptare të vijnë në Gjermani, në Wismar dhe duam që bashkë me ta të luajmë muzikë folklorike.”, tha ai.

“Jemi mahnitur nga e gjithë atmosfera këtu në Shqipëri. Të gjithë ne vijmë për herë të parë në Shqipëri, vijmë edhe të shohim projektin e Diakonias këtu dhe patëm një eksperiencë të mrekullueshme në Bishnicë dhe fshatrat përreth. Të gjithë njerëzit që kemi takuar dhe njohur kanë qenë shumë të afrueshëm dhe tani kemi dëshirë që të rikthehemi përsëri këtu.”, tha gruaja

Orkestra muzikore luan për më shumë se një orë muzikë të zhanrit hollivudiuan me muzikat më të njohur të filmave, ndërsa pas Pogradecit do të mbajnë një tjetër koncert në kryeqytet për tu rikthyer më pas në Gjermani./Tema