Klubi italian i futbollit, Napoli ka kryer transferimin e sulmuesit belg Romelu Lukaku nga ekipi i Premierligës angleze Chelsea, transmeton Anadolu.

“SSC Napoli ka njoftuar zyrtarisht blerjen e përhershme të Romelu Lukakut nga Chelsea”, tha Napoli në një deklaratë.

Megjithatë, detajet financiare dhe kohëzgjatja e marrëveshjes nuk u zbuluan.

Lukaku më parë ka luajtur për Anderlecht, Inter Milan dhe disa klube angleze, duke përfshirë Manchester Unitedin, West Bromwich Albionin dhe Evertonin./ata