Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Praga se “jemi në mënyrë kokëfortë të dashuruar me Europën. Nuk pranojmë Jo”.

Në fjalën e tij në Forumin e sigurisë GLOBSEC 2024, në Pragë, në Panelin e diskutimit me Kryeministren e Danimarkës Mette Frederiksen dhe Presidentin e Finlandës, Alexander Stubb, kryeministri Rama  tha se “ne jemi një vend europian e kjo nuk vendoset në Bruksel, kjo është e sigurtë”.

“Kam një qasje paksa ndryshe nga ajo Aleksandrit për atë që ishte promovuesi më i madh i zgjerimit në dy vitet e fundit, nuk ka qenë presidenti i Francës Macron, por Vladimir Putin. Ky është optimizmi tragjik për fat të keq sepse Europës i duhej Valdimiri që të sulmonte Ukrainën që të mos ta merrte më të mirëqenë që Ballkani Perëndimor është aty dhe mjafton ta thuash; dëgjoni një ditë horizonti blu do të jetë i juaji, por për momentin na duhet të bëjmë ca gjëra të tjera, po kjo është e bazuar në meritë. A është vërtetë e bazuar në meritë, për këtë nuk jam i sigurt. BP është këtu, nuk është zgjerim është bashkim”, u shpreh Rama.

“Kur vjen fjala për Shqipërinë ne jemi europianë, në mënyrën kokëfortë të dashuruar me Europën. Nuk pranojmë jo për përgjigje, do jemi me BE deri në fund, siç ishim me Stalinin. Do jemi me BE edhe kur BE të zhduket. Do ftojmë të gjithë që ta nisin nga Shqipëria dhe të ndërtojmë një tjetër BE”, tha Rama./ata