Zyrtarët që kanë folur për gazetën "Washington Post" (WP) dhe që dëshirojnë të mbeten anonimë pretendojnë se administrata e presidentit amerikan Joe Biden po përgatitet të ofrojë një propozim të fundit për armëpushim në Rripin e Gazës në formën "prano ose refuzo".
Në lajmin e "Washington Post" paraqiten pretendime të zyrtarëve amerikanë lidhur me "negociatat e armëpushimit në Gaza".
Zyrtarët që nuk deshën të identifikohen pretendojnë se administrata e Bidenit është përgatitur të ofrojë një propozim të fundit për armëpushim në formën "prano ose refuzo" në negociatat që vazhdojnë.
Një nga zyrtarët tha se negociatat nën kryesimin e SHBA-së mund të përfundojnë nëse propozimi në fjalë refuzohet nga të dy palët. "Nuk mund të vazhdoni të negocioni këtë. Ky proces duhet të përfundohet në një pikë", tha zyrtari.
SHBA-ja, Egjipti dhe Katari prej disa kohësh kanë zhvilluar bisedime midis Izraelit dhe Hamasit në lidhje me një armëpushim dhe shkëmbim të pengjeve në Gaza./aa