Censura në rrjetet sociale ishte një fenomen i njohur edhe para 7 tetorit: gazetarët, krijuesit e përmbajtjes dhe përdoruesit e zakonshëm, për vite të tëra janë detyruar të censurojnë fjalë kyçe, marrin njoftime për heqjen e përmbajtjeve kur bëhet fjalë për Gazën dhe Palestinën. Ky fenomen është intensifikuar padyshim gjatë genocidit. Edhe ata që kanë shenjën blu, që do të thotë se kanë mundësi për asistencë nga Meta, nuk kanë ndonjë trajtim të veçantë. Operatorët u përgjigjen ankesave duke theksuar se algoritmi është i pandjeshëm dhe nuk bën dallim midis përmbajtjeve politike dhe imazheve të rënda që nuk synojnë nxitjen e urrejtjes, por dokumentimin e një katastrofe humanitare pa precedent në historinë moderne.
Sipas një hetimi të Guardian, përmes dokumenteve të rrjedhura nga një ish-punonjës i Meta-s, i cili kërkoi anonimatin nga frika e hakmarrjes, doli në pah se kompania aplikon procese specifike mbi përmbajtjet, të motivuara nga paragjykime të forta dhe një qasje e padrejtë. Në një letër të nënshkruar nga dyqind punonjës, denoncohet pamundësia për të shprehur shqetësimin mbi metodat e moderimit brenda kompanisë. Një koalicion organizatash, në qershor, kishte akuzuar Meta-n për promovimin e një narrative të shtrembër dhe të dëmshme.
Megjithatë, gazetarët dhe aktivistët pro-Palestinë, gjatë muajve të fundit, kanë përjetuar sulme gjithnjë e më të ashpra dhe të përqendruara online. Akuzat për teoritë e konspiracionit, ose një formë të çfarëdoshme viktimizimi, ishin të pabazuara. Çdokush që merret me genocidin po qe vazhdon në Gaza, ka vërejtur një precizitet kirurgjik që synon të heshtë çdo zë, çdo dëshmi dhe çdo aktivitet në mbështetje të popullsisë civile palestineze.
Dyshimet nuk ishin të pabazuara. Faqja www.hasbaramap.com, në bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës dhe të Jashtme të Izraelit, me Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF), Visit2Israel dhe sistemin informativ kombëtar, organizon ekspertë dhe vullnetarë për një fushatë që synon promovimin e zërave izraelitë dhe bllokimin e influencuesve, aktivistëve dhe gazetarëve palestinezë dhe pro-Palestinë.
Nga menuja e faqes mund të arrihet lehtësisht një listë e më të famshmëve në nivel ndërkombëtar, ku përfshihen media dhe figura publike, por duket fare mirë një koordinim i qartë në nivel vendesh përmes komuniteteve dhe lobit hebraik sionist që sistematikisht promovojnë përmbajtje anti-islame, dhe shënjestrojnë mbështetësit e popullit palestinez duke i akuzuar si antisemitë.
Faqja lejon aksesin në një dosje Drive ku bashkëpunëtorët arkivojnë përmbajtje, imazhe, opinione dhe materiale informuese për të organizuar një sistem të “inteligjencës civile” në njëzet e pesë gjuhë të ndryshme.
Për më tepër, promovohen përmbajtje të krijuara përmes inteligjencës artificiale dhe bot-ëve (pra, një program që në rrjetet sociale paraqitet si person, një robot i vështirë për t’u njohur nga përdoruesit) për të shpërndarë mesazhe propagande ose viruse (spamouflage), dhe për të raportuar masivisht çdo postim pro Gazës.
Faqja përmban një bazë të dhënash mbi urrejtjen ndaj hebrenjve, një faqe që mbledh emra që dyshohen se janë antisemitë në bazë të postimeve dhe videove, një bazë të dhënash me lidhje pro-Izraelit, video dhe dokumente për një avokim efektive, dhe një koleksion postimesh në favor të Gazës me qëllim që të raportohen dhe të hiqen.
Një seksion i menusë, ndër të tjera statistika kundër Hamasit dhe krahut të tij të armatosur Al-Qassam, titullohet madje “Hamas është ISIS”, ndërsa një tjetër bazë të dhënash “Fytyrat e vërteta” synon të nënvlerësojë grupin politik palestinez dhe popullsitë arabe muslimane.
Një seksion tjetër i menusë promovon aktivitete të koordinuara për “mbështetjen e mediave izraelite duke i ndjekur, komentuar dhe pëlqyer, për të ndihmuar algoritmin që të funksionojë dhe të bëjë postimet virale”. Gjithashtu, u mësohet vullnetarëve se cilat mjete të përdorin për të rritur shikueshmërinë e postimeve filo-izraelite dhe për të denoncuar ato filo-palestineze në të gjitha platformat.
Në zonën e “komandës së sensibilizimit” menaxhohet një rrjet me mijëra persona, në mbarë botën, për të ofruar përmbajtje që promovojnë Izraelin. Është gjithashtu i disponueshëm një raportim i përditësuar vazhdimisht mbi dëmet në punën e influencuesve, aktivistëve dhe gazetarëve.
Është e rëndësishme të theksohet edhe seksioni i menusë që synon pushimin nga puna të profesionistëve, përmes një kontrolli të kryqëzuar nga postimet e Facebook dhe Instagram tek profilet e Linkedin, duke i akuzuar për mbështetje të një organizate terroriste dhe promovim të urrejtjes antisemitike.
Vullnetarët në mbarë botën, që dëshirojnë të marrin pjesë në këtë operacion kompleks, përfshirë ekspertë dhe shoqata, duhet të identifikohen përmes një sistemi të saktë verifikimi.
Hetimi i fundit nga La Luce, që më pas u mor nga Al Jazeera, që denonconte sulmet kundër aktivistëve në Itali, përfshirë kërcënimet me vdekje dhe pushimet nga puna, kishte theksuar tashmë intensifikimin e një lufte online të luftuar me armë të pabarabarta.
Koordinimi i frikshëm në shkallë botërore e bën algoritmin e Meta një problem të vogël.
Është e arsyeshme të pyesim, pra, nëse lëvizja globale në mbështetje të Gazës, që denoncon përditë masakrat dhe shkeljet e çdo ligji dhe të drejte ndërkombëtare, ka shpresë të mbijetojë ndaj këtyre sulmeve të organizuara në menurë të përsosur në kohë dhe forma, që kanë për qëllim vetëm zbatimin e revizionizmit të njohur historik sionist, në këtë rast të menjëhershëm. /Tesheshi.com/