Arbeni, në fshatin Shytaj, Petrelë ka ngritur fermën e tij në 3 hektarë tokë, ku kultivon vreshtin, ullirin, perimet e fushës dhe bimët e arave.

Prodhimet e fermës së tij shkojnë të gjitha në agroturizmat e zonës, sidomos rrushi, i cili përdoret për verë në këto agroturizma.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj, ndau sot në rrjete sociale pamje nga kjo fermë.

“Ferma e Arbenit është një nga fermat model, ku specialistët e AREB Tiranë në bashkëpunim me QTTB Lushnjë kanë vendosur këtë vit në provë 3 kultivarë të rinj të domates, njëri prej të cilëve kultivar autokton”, tha Denaj.

Denaj vuri në dukje se, falë këshillave të specialistëve të AREB Tiranë dhe QTTB Lushnjë, këto kultivarë kanë pasur një zhvillim mjaft të mirë dhe janë përshtatur shumë mirë me zonën ku u mbollën./ata