CD mbi konkurrueshmërinë për Ballkanin Perëndimor 2024, është një pasqyrë e progresit të realizuar nga Shqipëria.
Në konferencën për gjetjet e raportit të OECD-së, mbajtur në Tiranë, ishin të pranishëm Marzena Kisielewska, kryetare e Divizionit për Evropën Juglindore në OECD dhe Silvio Gonzato, ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri.
“Gjetjet janë matur nga një barometër prej 15 komponentësh kryesor dhe 440 treguesish cilësor e sasior, që skanojnë në rreze X ekonominë tonë, e pozicionuar më mirë në 14 nga 15 fusha me një vit më parë, dhe si lider në rajon në 13 nga 15 dimensionet kryesore”, u shpreh ministri Gonxhja.
Ministri, më tej vuri në dukje se përfaqësuesit e lartë, Kisielewska dhe Gonzato përgëzuan përparimin e Shqipërisë.
“Marzena Kisielewska, Kryetare e Divizionit për Evropën Juglindore në OECD dhe Silvio Gonzato, Ambasadorin e Bashkimit Europian në Shqipëri, të cilët përgëzuan përparimin e Shqipërisë në fusha të rëndësishme si politikat e punësimit, turizmit, tregtisë, politikat anti-korrupsion, bujqësisë, edukimit dhe digjitalizimit, energjisë dhe aksesit në finance”, deklaroi ministri.
Gjithashtu, bëri të ditur ai, u diskutua mbi hapat që duhet të ndërmerren për përmirësimin e mëtejshëm në fushat e tjera, ku BE dhe OECD garantuan mbështetjen e tyre të plotë./ata