Kapiteneria Vlorë ka njoftuar pezullimin e lundrimit në det për shkak të situatës së motit të keq në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj gjatë datës 16-17 Mars 2023.

 

Kapiteneria bën me dije se pezullimi fillon më 15 mars në ora 22:00 për shkak se do të ketë erë deri në 15 m/s dhe dallgë deri në 2 m lartësi.

 

"Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj gjatë datës 16-17 Mars 2023 duke filluar nga ora 22.00 datë 15.03.2023 në drejtimin Veri-VeriPerendim-VeriLindje në forcën deri 5-6bft me shpejtësi ere deri 15m/s, dhe lartësi dallge deri 2.00m brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën 6-7bft me shpejtësi ere deri 25m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.50 metra.

 

 

Mjetet e vogla lundruese dhe ato te peshkimit do te pezullohen deri ne përmirësimin e kushteve hidrometeorologjike. Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve. Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas datës 17 Mars 2023 ora 06:00."