Pasditen e kësaj të mërkure në orën 18:00, Partia Socialiste do të zhvillojë një mbledhje të grupit parlamentar në Kryesinë e Kuvendit.
Ne këtë mbledhje pritet të jetë i pranishëm dhe kryeministri Rama.
Burime bëjnë me dije se fokusi i diskutimeve pritet të jenë zgjedhjet lokale të 14 majit dhe ekipi garues që PS do të prezantohet në këtë betejë elektorale.
Kujtojmë se gjatë një deklarate për media në përfundim të mbkedhjes së Kryesisë javën e shkuar Rama tha se në linja të përgjithshme PS i ka përcaktuar kandidatët për kryetar bashkie.
“Pak a shumë po. Aty ku faktikisht ka pasur dakordësi dhe ka pasur sinkronizim rreth kandidatëve të caktuar që janë aktualisht kryetarë bashkie, ka vazhduar natyrshëm procesi.
Zyrtarizimi përfundimtar do të bëhet si gjithmonë, para se kandidatët të regjistrohen zyrtarisht. Pak a shumë, në linjat e përgjithshme e dimë se kush do jetë skuadra e kryetarëve të bashkive”, theksoi ai.