Falë Skemës Kombëtare të mbështetjes në bujqësi fermerët e organizuar në grupe të përbashkëta kanë përfituar deri në 100% mbështetje financiare.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ndau në rrjete sociale, shembullin e Lulzimit, i cili bashkë me 3 fermerë të tjerë aplikoi për një sipërfaqe totale prej 2,3 hektarësh tokë bujqësore dhe përfituan 100 % mbështetje financiare për masën fara dhe fidanë.
“Prodhimet e tyre shkojnë në tregun vendas dhe atë ndërkombëtar, dhe këtë vit arritën të marrin një mbështetje më të madhe falë përparësisë që ofron bashkimi në grup. Përkushtimi i tyre për të bashkëpunuar ishte çelësi i suksesit”, u shpreh Denaj.
Përmirësimi menaxhimit të Skemës Kombëtare 2024, për të bërë më të lehtë aplikimin për fermerët, i ka hapur rrugë aplikimit edhe në grup operatorësh.
Për një bashkim operatorësh të qendrueshëm, të suksesshëm, masa e përfitimit është maksimale.
Falë prioritizimit të bashkimit të operatorëve, me minimumin 7 anëtarë, me përjashtim të fermerëve të serrave ku minimumi është 4 anëtarë, marrin të parët 100 % të përfitimit, nëse aplikojnë të bashkuar./ata