Shkolla 9-vjeçare “Nikë Tomë Prela” në Gorre, të Kurbinit është gati për të hapur dyert në shtator për 274 nxënës dhe mësues.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale foto nga ambientet e rindërtuara të kësaj shkolle ku procesi mësimor do të zhvillohet në mjedise me standarde dinjitoze.

“Një tjetër shkollë e rilindur hap dyert këtë vit të ri mësimor”, shkroi Rama.

Kryeministri theksoi se, “shkolla 9-vjeçare “Nikë Tomë Prela” në Gorre, Kurbin është një investim dinjitoz që ka përmirësuar dukshëm kushtet arsimore për rreth 274 nxënës dhe mësues të saj”./ata