Qendra e re e shërbimeve të transportit rrugor në Mat, një drejtori e cila ju shërben mijëra drejtuesve të automjeteve në bashkitë Burrel dhe Klos, është shndërruar në një godinë bashkëkohore me kushte dhe standarde të larta shërbimi për qytetarët.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, ndau në rrjete sociale momente nga ambientet e kësaj qendre ku shihen mjediset e brendshme të shërbimit me kushte dinjitoze për qytetarët, hapësira të dedikuara parkimi sipas kapaciteteve të llogaritura dhe strukturë e pajisur me të gjithë elementët e sigurisë.

Të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe qytetarët e Burrelit dhe Klosit mund t’i marrin shërbimet më pranë vendbanimit të tyre duke kursyer kohë dhe ulur kostot.

DPSHTRR njoftoi se, falë këtij investimi shërbimi është lehtësisht i aksesueshëm dhe kushtet e punës dhe pushimit janë tejet komode për stafin.

Sipas DPSHTRR-së ky investim është mterializimi i  një tjetër projekti të rëndësishëm për DPSHTRR, motivues për zhvillimin e Automotorizimit në çdo cep të Shqipërisë./ata