Partia Socialiste do të mbledhë nesër Asamblenë e re Kombëtare në qytetin e Durrësit.
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi ka bërë të ditur nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare të PS-së agjendën e Asamblesë.
Kryeministri, njëherësh lideri i PS-së, Edi Rama do t’i drejtohet me një fjalë anëtarëve të Asamblesë Kombëtare dhe më pas do të vijohet me zgjedhjen e organeve drejtuese të PS-së, kryesinë dhe sekretarët e rinj.
Asambleja Kombëtare e PS-së u zgjodh nga votat e delegatëve të Kongresi Zgjedhor i PS në 28 korrik të këtij viti./ata