Edi Paloka ka reaguar pas publikimit nga kryeministri Edi Rama të drejtuesve të rinj politikë që do të merren me përgatitjet e zgjedhjeve të reja të vitit 2025.

Paloka duket i revoltuar me të vetët, ndërsa u kërkon llogari përse nuk reagojnë, pasi sipas tij socalistët çfarë nuk thanë kundër drejtuesve të PD. 

"Rama nxorri bandën e hajdutëve që i quan dhe ai “drejtues politik” të qarqeve. Në fakt nuk kisha asnjë kuriozitet se kush do ishin.

Dihej që nuk do ishin ata “fituesit” e zgjedhjeve të fundit se ca i ka futur brenda e ca i ka bërë gati. Nuk isha kurioz se çfardo të fusë në furrë Rama, nga i njëjti brumë plehrash e bajgash i gatuan.

Ai që po prisja me kuriozitet ishte reagimi i atyre që çfare nuk thanë kundër drejtuesve të qarqeve të PD të caktuar nga Berisha…Po deri tani asgjë?!!!

Edhe une mund të kem ndonjë rezervë për listën tonë, po me duket krejt e pafalshme për disa demokratë që leshojne gjithë bateritë kundër vetes po nuk kanë gjetur ende asnjë fjalë për llumin e plehrat e Ramës!", - tha Paloka. /Tema