Ish-kryeministri, Sali Berisha ka deklaruar sot se mediat ndërkombëtare, tani kanë kryeministrin Rama personazhin negativ kryesor të të gjithë hapësirës euroatlantike.

 

Teksa tha se mediat e huaja kanë filluar të zbërthejnë dimensionet kriminale të kryeministrit, Berisha theksoi se akuzat vijnë jo nga zëra kundërshtarësh, por nga zëra të pavarur dhe objektivë.

 

“Ju jeni dëshmitarë, mediat ndërkombëtare tani e kanë personazhin negativ kryesor të të gjithë hapësirës euroatlantike dhe më gjerë.

 

E quajnë koka e gjarprit, ne e kemi quajtur kreu i Meduzës. Mes këtyre termave, nuk ka asnjë dallim substancial në raport me krimin.

 

Kanë filluar të zbërthejnë dimensionet e tij kriminale, vjedhjet monstruoze me afera korrupsioni tashmë jo nga zëra vetëm kundërshtarë, por nga zëra të pavarur dhe objektivë.

 

Kanë filluar të zbërthejnë dhe të nxjerrin implikimet e tij të tmerrshme me grupe trafikantësh.

 

Tre ditë më parë, ishte investigimi për Amant Josifin, ortakun e Olsi Ramës, të cilin rumori zyrtar e akuzon direkt si njeriu që përcolli në Dubai, Amant Josifin.

 

Pra, po kundërmon erë në mbarë Europën”-deklaroi Berisha.