Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj e vlerëson angazhimin e të rinjve në shkollat profesionale bujqësore, si faktor thelbësor në zhvillimin e sektorit.
Denaj tha se, “përfshirja e të rinjve në bujqësi përmes edukimit në shkollat profesionale bujqësore është thelbësore për të siguruar zhvillimin e mëtejshëm të sektorit, me profesionistë të rinj që zotërojnë njohuri të avancuara dhe aftësi praktike”.
Ajo i ftoi të rinjtë të zgjedhin arsimin profesional bujqësor për punësim të sigurt me tre drejtime kryesore në bujqësi, veterinari dhe teknologji ushqimore:
– Shkolla profesionale “Rakip Kryeziu”, Fier
– Shkolla profesionale “Mihal Shahini”, Cërrik
– Shkolla e Mesme Profesionale Kamëz
– Shkolla Profesionale Shërbime Korçë
– Shkolla Profesionale “Ndre Mjeda”, Bushat
– Shkolla Profesionale “Charles Telford Erickson”, Golem
“Regjistrohu në e-Albania deri më 30 shtator në shërbimin “Regjistrohu në klasën e dhjetë”. dhe bëhu pjesë e zhvillimit të sektorit bujqësor”, shkroi Denaj në rrjete sociale./ata