Viti i ri shkollor i gjeti nxënësit e shkollës “Kamber Benja” në Këlcyrë, në ambiente tërësisht të reja, të rikonstruktuara me kushte bashkëkohore.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga kjo shkollë e cila hapi dyert me standardet më të mira për 300 nxënës dhe mësues.

“Një tjetër investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë Këlcyrë, që sapo ka hapur dyert me standardet më të mira për 300 nxënës dhe mësues”, u shpreh Rama.

Në 9 shtator nisi viti i ri shkollor në të gjithë vendin për 350 mijë nxënës, nga të cilët 28 mijë u ulën për herë të parë në bankat e shkollës.

Viti i ri shkollor nisi me 25 shkolla të reja dhe më shumë se 216 laboratorë smart dhe terrene të reja sportive për nxënësit në të gjithë vendin./ata